Theret me thikë një person në Deçan

Një person raportohet të ketë pësuar lëndime trupore pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë, nga i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK, transmeton lajmi.net. Lidhur me…

Lajme

09/09/2024 08:42

Një person raportohet të ketë pësuar lëndime trupore pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë, nga i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK, transmeton lajmi.net.

Lidhur me rastin e ndodhur në Deçan është konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin që është cilësuar si “Vrasje në tentativë”./Lajmi.net/