Theren me thikë tre persona në Podujevë

Tre persona janë therur me thikë pas një zënke. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Podujevë. Dy nga të lënduarit për shkak të lëndimeve janë përcjell për trajtim në QKUK në Prishtinë. Kjo u konfirmua për lajmi.net, nga doktori Naser Syla, drejtor i Qendres Emergjente. “Kanë qenë dy persona…

Lajme

11/05/2025 13:37

Tre persona janë therur me thikë pas një zënke.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Podujevë.

Dy nga të lënduarit për shkak të lëndimeve janë përcjell për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Kjo u konfirmua për lajmi.net, nga doktori Naser Syla, drejtor i Qendres Emergjente.

“Kanë qenë dy persona të lënduar me mjet të mprehtë. Një nga ta pas trajtimit të marrë në QE është liruar në shtëpi, kurse tjetri po e vazhdon trajtimin në Klinikën Torakale”, deklaroi Syla.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur apo arsyet e rastit.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me këtë incident.