Theo Hernandez optimist: Shkojmë për fitore ndaj Argjentinës

Mbrojtësi i Milanit dhe Francës, Theo Hernandez, ka folur me tone optimiste pas fitores që kombëtarja e tij e arriti ndaj Marokut. “Gjelat” triumfuan me rezultat 2-0 dhe njëri nga golat u shënua pikërisht prej tij. Në një prononcim të dhënë pas kësaj përballjeje, ai tha se do të përgatiten maksimalisht për fitore, duke shtuar…

Sport

14/12/2022 22:51

Mbrojtësi i Milanit dhe Francës, Theo Hernandez, ka folur me tone optimiste pas fitores që kombëtarja e tij e arriti ndaj Marokut.

“Gjelat” triumfuan me rezultat 2-0 dhe njëri nga golat u shënua pikërisht prej tij.

Në një prononcim të dhënë pas kësaj përballjeje, ai tha se do të përgatiten maksimalisht për fitore, duke shtuar se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer, transmeton lajmi.net.

“Finalja ndaj Argjentinës do të jetë një ndeshje e shkëlqyer, do të punojmë shumë për të triumfuar ndaj tyre. Mendoj më shumë për vëllain tim, shpresoj edhe ai të jetë aty”, përfundoi ai.

Ndeshja Francë – Argjentinë do të luhet të dielën, më 18 dhjetor. /Lajmi.net/