Themelohet klubi i basketbollit “Policia e Kosovës”

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka treguar se e kanë themeluar një klub të basketbollit. Ky klub do të ketë përkrahjen e Federatës së Basketbollit dhe do të jetë pjesë e garave shtetërore nga ky vit, shkruan lajmi.net Dy seanca stërvitore tashmë i ka zhvilluar klubi i ri. Njoftimi i plotë: Themelohet…

Sport

19/06/2025 17:51

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka treguar se e kanë themeluar një klub të basketbollit.

Ky klub do të ketë përkrahjen e Federatës së Basketbollit dhe do të jetë pjesë e garave shtetërore nga ky vit, shkruan lajmi.net

Dy seanca stërvitore tashmë i ka zhvilluar klubi i ri.

Njoftimi i plotë:

Themelohet Klubi i Basketbollit ‘Policia e Kosovës’ dhe zgjidhen organet drejtuese

Prishtinë, më 19.06.2025

Me përkrahjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka vazhduar themelimi i klubeve sportive të Policisë, këtë herë është themeluar Klubi i Basketbollit.

Pas konsultimeve dhe në përputhje me rregulloren për organizimin e brendshëm, është zgjedhur struktura udhëheqëse e klubit (kryetari dhe sekretari). Gjithashtu, janë mbajtur dy seanca (grumbullime) stërvitore me lojtarë që do të përfaqësojnë Policinë e Kosovës në garat zyrtare.

Me përkrahjen e plotë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme për themelimin e klubit, Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës” nga ky vit do të jetë pjesë e garave shtetërore./lajmi.net/