Themelimi i fondit për mbrojtje në Gjykatën Speciale, i domosdoshëm
Safete Hadërgjonaj nga PDK thotë se është i domosdoshëm krijimi i fondit për mbështetjen financiare dhe juridike për të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata Speciale. Ndërsa, Hikmete Bajrami e LDK’së e quan të panevojshëm një fond të tillë.

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e vlerësojnë në mënyra të ndryshme krijimin e një fondi për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare për të gjithë të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata Speciale.
Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Safete Hadergjonaj, nga PDK, thotë për REL se krijimi i një fondi të tillë është i domosdoshëm, shkruan REL.
Megjithëse ende nuk dihet shuma që vendi duhet të ndajë për këtë çështje, Hadërgjonaj thotë se shteti ka mundësi t’ mbulojë këto shpenzime.
“Ende nuk dihet se sa do të jetë e nevojshme të ketë mjete për ketë çështje, megjithatë, shteti ka mundësi t’i mbulojë këto shpenzime. Në komision ende nuk ka arritur ligji për ta parë saktësisht se çka parashihet aty.
“Megjithatë, buxheti për vitet e ardhshme është në procedurë dhe besoj që do të ketë mundësi që të mbulohen këto shpenzime”, tha Hadergjonaj.
Ndërsa, Hykmete Bajrami nga LDK, anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, mendon se është i panevojshëm formimi i një fondi për të gjithë personat që do të dëshmojnë në një gjykatë, siç do të jetë ajo për hetimin e krimeve të pretenduara të UÇK-së në Kosovë.
“Ndoshta kish me qenë shumë e justifikueshme sikur të ishte kërkuar kompensim për personat të cilët mbahen atje në një kohë në hetime dhe mandej kthehen si të pafajshme, por jo për komplet ose për personat që shpallën të pafajshme për me kërkuar mbrojtje për dikë që ku ta di…\”
\”Ne kemi thënë që kjo është një luftë që po behët – është luftë kundër individëve, nuk është luftë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“ Nuk e di pse kemi nevojë me nda para për individ deri sa ata janë të bindur që janë të pastër”, tha Bajrami dhe ka shtuar se ende nuk është në dijeni me përmbajtjen e projektligjit të propozuar për ketë punë nga ekzekutivi.
Në anën tjetër, Afrim Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtar i Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, përsëriti qëndrimin e subjekti të tij që është kundër çdo iniciative që ka të bej me ketë gjykatë.
“Jo, nuk e kam idenë të them të drejtën. Mbes pranë asaj që ne kemi qenë kundër formimit të çfarëdo Tribunali lidhur me gjykimin e krimeve të luftës. Kështu që nuk e di si vazhdohet e ku merren këto para e si bëjnë”, tha Hoti.
Në mbledhjen e javës së kaluar, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të të gjithë të akuzuarve të mundshëm nga Gjykata Speciale.