Thellohet skandali në Itali, lojtarë të Juventusit, Romës e Lazios të përfshirë në baste sportive

Skandali i basteve ka tronditur futbollin italian ditët e fundit. Sandro Tonali dhe Niccolo Zaniolo ishin futbollistët e parë të akuzuar për përfshirje në baste sportive, me hetimin që ka nisur nga Prokuroria Italiane. Por duket se kjo dyshe italiane nuk janë të vetmit të dyshuar në përfshirje në baste sportive në futbollin italian. Daily…

Sport

18/10/2023 22:53

Skandali i basteve ka tronditur futbollin italian ditët e fundit. Sandro Tonali dhe Niccolo Zaniolo ishin futbollistët e parë të akuzuar për përfshirje në baste sportive, me hetimin që ka nisur nga Prokuroria Italiane.

Por duket se kjo dyshe italiane nuk janë të vetmit të dyshuar në përfshirje në baste sportive në futbollin italian.

Daily Mail së fundmi zbuloi se 40 lojtarë janë duke u lidhur me të gjithë çështjen dhe mediat italiane kanë zbardhur tre të tjerë të njohur, përcjell lajmi.net.

Stefan El Shaarawy, Federico Gatti dhe Niccolo Casale nga Roma, Juventus dhe Lazio dyshohet se kanë vënë baste për ndeshjet.

Madje, Faraon i njohur luajti për kombëtaren kundër Anglisë të martën, ndonëse sigurisht që nuk do të ishte kështu nëse do të ekzistonte kjo njohuri.

Kujtojmë se Faggioli tashmë ka marrë një pezullim shtatë mujor dhe spekulohet se disa futbollistë të tjerë mund të pësojnë të njëjtën.

Gazetari i “Paparazzo”, Fabrizio Corona zbuloi skandalin dhe pas pushimit përfaqësues filloi të zbulonte emra të rinj./Lajmi.net/