Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje, Qeveria miraton propozimin për marrëveshjen kornizë në mes Kosovës dhe SHBA-ve
Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme shqyrtim-propozimin e Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas pritjes që i ishte bërë në Departamentin e Mbrojtjes së…

Lajme
Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme shqyrtim-propozimin e Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas pritjes që i ishte bërë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kishte bërë të ditur se është diskutuar për realizimin e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes.
Kurse sot kryeministri Albin Kurti deklaroi se “Në mbledhjen e sotme i kemi 23 propozim vendime. Në mesin e tyre me rëndësi të veçantë do të jetë shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-së. Në këtë marrëveshje do të angazhohemi për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me planifikim të mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarake”.
Kurti tha se marrëveshja do të jetë e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
“Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për bashkëpunim me shtetet aleate e në koordinim me SHBA-në ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë. Me këtë marrëveshje Kosova dhe SHBA angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike, si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike ushtarake”.
Në mbledhjen e sotme ministri Ejup Maqedonci tha se qëllimi i marrëveshjes është për avancim të bashkëpunimit në këtë fushë dhe tha se nisma është në përputhje me qëllimet e integrimit euroatlantik të Kosovës.
“Në koordinim të plotë me SHBA-në ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të dyja palët të angazhohemi me avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, kërcënimet për sigurinë, rritjen e ndërveprueshmërisë, gjithmonë duke u mbështetur në partneritetin e fortë ekzistues në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, deklaroi Maqedonci.
Pas prezantimit nga ministri Maqedoni kabineti qeveritar ka votuar pro këtij propozimi.
Në këtë votim nuk pati asnjë kundërshtim apo abstenim./Lajmi.net/