“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Në një kohë kur shumë qytete dhe vende përballen me protesta kundër turizmit masiv, ka ende destinacione në botë që vazhdojnë të mirëpresin vizitorët me entuziazëm dhe mikpritje, shkruan telegraph.co.uk. Sipas ”The Telegraph”, Shqipëria renditet mes 10 vendeve më mikpritëse krahas disa vendeve të tjera. Një shembull simbolik mbetet Shqipëria e cila po përjeton një…
Lajme
Në një kohë kur shumë qytete dhe vende përballen me protesta kundër turizmit masiv, ka ende destinacione në botë që vazhdojnë të mirëpresin vizitorët me entuziazëm dhe mikpritje, shkruan telegraph.co.uk.
Sipas ”The Telegraph”, Shqipëria renditet mes 10 vendeve më mikpritëse krahas disa vendeve të tjera.
Një shembull simbolik mbetet Shqipëria e cila po përjeton një rritje të fortë të turizmit vitet e fundit, duke u kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut.
Riviera shqiptare, trashëgimia historike dhe zhvillimet infrastrukturore si aeroporti i ri i Vlorës, pritet të rrisin më tej interesin e turistëve.
Rritja e ndjeshme e vizitorëve të verës është e mirëpritur në vendin e vogël, ndërsa kërkuesit e diellit zbulojnë Rivierën e saj ngjyrë bruz me ujëra të kristalta.
Por përtej plazheve, turizmi shqiptar po lëviz drejt një modeli më të qëndrueshëm, gjatë gjithë vitit.
Shkrimtarja e udhëtimeve Heidi Fuller-Love e ka lavdëruar tashmë vendin si një destinacion ideal jashtë sezonit, i aftë të rivalizojë Turqinë.
Kështjellat bizantine dhe rrënojat romake janë janë një aktraksion i veçantë në vendin e vogël të Ballkanit.
Krahas saj ja edhe 9 vendet e tjera ku turistët eksplorojnë gjera që nuk i hasin në vendin e tyre:
Xhamajka
Vietnami
Maroku
Irlanda
Paraguaji
Gambia
Kanadaja
Uabekistani
Lituania