The Sun: Ziyech, gati ta ulë pagën, vetëm për të kaluar te Milani
Hakim Ziyech është gati që ta ulë pagën, nëse është nevoja, vetëm për të kaluar te Milani. Anësori dëshiron të ndërrojë ambient sa më shpejt që është e mundur dhe “kuqezinjtë” po cilësohen si destinacioni më i mirë për të, transmeton lajmi.net. Marokieni aktualisht fiton 100 mijë funte në javë me Chelsean. Në anën tjetër,…

Sport
Hakim Ziyech është gati që ta ulë pagën, nëse është nevoja, vetëm për të kaluar te Milani.
Anësori dëshiron të ndërrojë ambient sa më shpejt që është e mundur dhe “kuqezinjtë” po cilësohen si destinacioni më i mirë për të, transmeton lajmi.net.
Marokieni aktualisht fiton 100 mijë funte në javë me Chelsean.
Në anën tjetër, Milani është duke vuajtur për një anësor kualitativ, pasi Salemaekers dhe Messias nuk janë në nivelin e duhur. /Lajmi.net/