The Sun: Agjenti i Neymar bisedon me Juventusin për një transferim të mundshëm të lojtarit
Pas lajmeve që Paris Saint Germain i ka kërkuar Neymarit që të kërkojë skuadër të re pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, ka filluar shqyrtimi i opsioneve nga ana e agjentit të lojtarit për një destinacion të ardhshëm të brazilianit.
Sport
Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, Juventusi është skuadër e interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit, transmeton lajmi.net.
Mundësitë e bardhezinjve për të mbuluar financiarisht pagën e lojtarit do të përcaktojnë shumë në lidhje me të ardhmen e ish-lojtarit të Santosit.
Zyrtarisht, bisedimet nuk kanë filluar ende, por kjo gjë pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Të interesuar për lojtarin janë edhe Chelsea dhe Barcelona. /Lajmi.net/