‘The Revenant’, Leonardo DiCaprio – fituesit kryesorë të ‘Golden Globes’
Ja lista e plotë e fituesve të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Golden Globes 2016.
ShowBiz
Është mbajtur ceremonia e 73-të e ndarjes së çmimeve për më të mirët e filmit dhe televizionit, Golden Globes.
Në një ceremoni luksoze e të gjatë, befasia ka qenë fituesi i çmimit kryesor për filmin më të mirë të vitit 2015, e që është zgjedhur ‘The Revenant’ i Alejandro Gonzalez Inarritu, transmeton lajmi.net.
Inarritu gjithashtu është zgjedhur si regjisori më i mirë ndërsa po për këtë film ka fituar çmimin kryesor si aktori më i mirë Leonardo DiCaprio.
Brie Larson është zgjedhur aktorja më e mirë për rolin e saj në dramën ‘Room’, kurse filmi më i mirë i animuar është ‘Inside Out’ i Pixar dhe seriali më i mirë ‘Mr. Robot’, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, më në fund është vlerësuar edhe Sylvester Stallone, për rolin e ‘Rocky’ në filmin ‘Creed’ dhe Lady Gaga është zgjedhur si aktorja më e mirë në një mini-seri.
Më poshtë keni listën e plotë të të gjithë fituesve të natës së mbrëmshme./lajmi.net
Filmi më i mirë – Dramë
The Revenant
Aktori më i mirë në një film – Dramë
Leonardo DiCaprio – (The Revevnant)
Aktorja më e mirë në një film – Dramë
Brie Larson (“Room”)
Filmi më i mirë -Komedi ose muzikal
“The Martian”
Aktorja më e mirë në një film – Komedi
Jennifer Lawrence (“Joy”)
Aktori më i mirë në një film – Komedi ose Muzikal
Matt Damon (“The Martian”)
Regjisori më i mirë
Alejandro G. Iñárritu (“The Revenant”)
Aktori më i mirë në rol dytësor
Sylvester Stallone (“Creed”)
Aktorja më e mirë në rol dytësor
Kate Winslet (“Steve Jobs”)
Filmi më i mirë i huaj
“Son of Saul”
Skenari më i mirë
Aaron Sorkin (“Steve Jobs”)
Muzika më e mirë origjinale
Ennio Morricone (“The Hateful Eight”)
Kënga më e mirë origjinale
“Writing’s on the Wall” – Sam Smith – “Spectre”
Filmi më i mirë i animuar
“Inside Out”
Tv seriali më i mirë– Dramaë
“Mr. Robot”
Tc seriali më i mirë– Komedi
“Mozart in the Jungle”
Filmi më i mirë televiziv oe serial i shkurtër
“Wolf Hall”
Aktorja më e mirë në TV Serial – Dramë
Taraji P. Henson (“Empire”)
Aktori më i mirë në Tv Serial – Dramë
Jon Hamm (“Mad Men”)
Aktori më i mirë në Tv Serial – Komedi
Gael Garcia Bernal (“Mozart in the Jungle”)
Aktorja më e mirë në TV Serial – Komedi
Rachel Bloom (“Crazy Ex Girlfriend”)
Aktorja më e mirë në seri të limituar ose film televiziv
Lady Gaga (“American Horror Story: Hotel”)
Aktori më e mirë në seri të limituar ose film televiziv
Oscar Isaac (“Show Me a Hero”)
Aktorja më e mirë në rol dytësor në një Tv serial
Maura Tierney (“The Affair”)
Aktori më i mirë në një Tv serial
Christian Slater (“Mr. Robot”)