The New York Times: Sauditët që kultivojnë terroristët në vendet paqësore si Kosova

Nicholas Kristof, kolumnist i The New York Times, ka publikuar një shkrim mbi përhapjen e terrorizimit në vendit ku tradicionalisht popullsia e tyre i përket në shumicë besimit islam, por që ishin shumë tolerante. Duke përmendur Ballkanin por Kosovën në veçanti, kolumnisti vëren se SHBA-të dhe Britania e Madhe duhet të shohin dhe nga ‘miqtë’ e tyre si Arabia Saudite e cila ka vazhduar që në këtë rajon për 17 vjet, me milionat e derdhura, të financojë praktikumin e ashpër të këtij besimi.

Bota

02/07/2016 23:59

Cili vend islam e nderon si hero kombëtar  të shekullit të 15- të, një të  krishterë që  luftoi pushtuesit myslimanë?

Cili vend islam është aq  pro- amerikan sa ka një statujë të Bill Cllintonit dhe dyqan të veshjeve për gra që mban emrin  ” Hillary ” në sheshin “Bill Clinton”?

Cili vend islam ka pasur  më shumë qytetarë për kokë banori se ndonjë shtet tjetër evropian, që ka shkuar  jashtë vendit për të luftuar për Shtetin Islamik?

Përgjigjja për secilën prej këtyre pyetjeve është Kosova , një vend në Evropën juglindore –  që qëndron si një tregim paralajmërues.

Sa herë që ka ndonjë sulm terrorist nga ekstremistët myslimanë, ne shikojmë drejt armiqve tanë si Shteti Islamik ose Al Kaeda . Por, ndoshta në raste të tilla, ne duhet të shikojmë edhe drejt “miqve ” tanë  si Arabia Saudite.

Për dekada me radhë , pa kokëçarje, Arabia Saudite ka financuar  dhe promovuar një version të ashpër dhe jotolerant  të Islamit vehabist  në mbarë botën. Krejt kjo në një  mënyrë që është  mjaft e parashikueshme-  duke prodhuar terroristë.  Dhe nuk ka shembull më të mirë të kësaj  pakujdesie ndaj Arabisë se sa në Ballkan.

Kosova dhe Shqipëria kanë qenë shembuj të tolerancës fetare dhe siç e dëshmon edhe shtatorja e Cllintonit, kosovarët ia atribuojnë SHBA-së dhe Britanisë së Madhe lirimin nga frika që kishin duke shmangur gjenocidin e mundshëm që u kanosej nga serbët në vitin 1999 (ka edhe shumë fëmijë që janë pagëzuar me emrin Tony Blair).

Megjithatë, Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit kanë derdhur para në shtetin e ri në të cilin përgjatë 17 viteve të fundit, është ushqyer ekstremizmi fetar- këtu ku fillimisht kishte fare pak sish.

Rezultati tani është se sipas Qeverisë së Kosovës, 300 kosovarë kanë udhëtuar për të luftuar në Siri apo Irak, kryesisht për t’u bashkuar me Shtetin Islamik.

Siç publikoi edhe kolegia ime Carlotta Gall në një artikull që këto nxori në pah  radikalizmin, paratë e Arabisë Saudite e kanë transformuar një shoqëri dikur – tolerante islamike- në një tubacion xhihadistësh.

Si shenjë e kësaj, qeveria u detyrua vitin e kaluar që ta ndërpresë përkohësisht  furnizimin me ujë në kryeqytet nga frika e një komploti të frymëzuar nga Shteti Islamik- për të helmuar ujin e qytetit .

“Arabia Saudite po e shkatërron Islamin,” thotë me trishtim  Zuhdi Hajzeri, imam në xhaminë 430 vjeçare këtu në qytetin e Pejës.

Hajzeri është një imam që predikon  në stilin tradicional tolerant të Kosovës – dhe  është i fundit në një linjë të gjatë të imamëve në familjen e tij. Por si rezultat thotë se ka  marrë shumë kërcënime me vdekje nga ekstremistët.

Hajzeri dhe moderuarit e tjerë i janë përgjigjur me një faqe internetit quajtur foltash.com, nëpërmjet të cilit kritikohet ashpër interpretimi i islamit sipas versionit saudit vehabist

Por ai thotë se janë të mundur nga paratë që derdhen  nga Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, për të mbështetur variante të ashpra të Islamit, përmes botimeve, videove dhe materialeve të tjera.

0,,18677584_401,00

“Me  paratë e tyre, sauditët e kanë  ndryshuar plotësisht islamin këtu “, thotë  Visar Duriqi, një ish- imam në Kosovë, i cili u bë një gazetar që shkruan për ndikimet ekstremiste.

Duriqi citon veten si një shembull: Ai thotë se ishte i indoktrinuar dhe iu nënshtrua një fazë ekstremiste kohë kur bënte thirrje për vendosjen e ligjit të Sheriatit dhe  justifikonte  dhunën. Tani këto pamje e tmerrojnë atë.

Ky nuk është një problem vetëm i Kosovës, por një problem global. Në fillim ky  ndikim dëmprurës saudit  haset në Pakistan , ku sistemi publik i arsimit është shumë i dobët, duke bërë që sauditët ta  mbushin boshllëkun me financimit  e  medreseve me sistem të vijës së ashpër për të joshur nxënësit pasi edhe shkollimi është më i lirë, duke u ofruar  ushqim falas dhe bursa të plota për studime jashtë shtetit për studentët më të mirë.

Gjithashtu interpretimin tradicional të islamit e kam parë  edhe në  vende të qeta si Mali, Burkina Faso dhe Nigeri në Afrikën Perëndimore. Atje kam hasur në këto medrese të financuara nga të huajt – e që kishin futur interpretime radikale të Islamit . Në Ballkan , Bosnja është prekur veçanërisht me mbështetjen e vendeve të  Gjirit për ekstremistët.

Nuk dua ta teproj. Unë  pash më pak femra  me shami në kokë gjatë  udhëtimit tim nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri sesa i shoh në Neë York  dhe  xhihadistë me flokët e rritura e për të mos përmendur të tillë me pantallona të shkurtra.

Ka ende shtylla të ndjenjës pro- amerikane dhe ekumenizmit ( ka nderim të madh në në mesin e myslimanëve shqiptarë për Nënë Terezën , e cila është shqiptare ).  Për më tepër, pas një sërë arrestimesh të imamëve radikalë në Kosovë dhe Shqipëri, situata mund të jetë stabilizuar dhe xhihadistët duket se nga këtu  nuk  udhëtojnë më për në Siri.

Por bota ka nevojë që të zhvillojë bisedë të vështirë me Arabinë Saudite për rolin e saj.  Nuk është se ajo me qëllim po bën kredi me përhapjen e saj,  sesa që  më shumë po sillet pakujdesshëm; sepse ajo ka bërë disa përparime  në frenimin e financimeve  ekstremiste, por shumë ngadalë.

Kjo është veçanërisht dëshpëruese sepse pjesa më e madhe e fondeve ekstremiste duket se vijnë si bamirësi: Një nga aspektet më të admirueshme të Islamit është theksi mbi  bamirësinë.

Por  në vende të tilla si Arabia Saudite këto para  janë  drejtuar jo për të luftuar kequshqyerjen ose vdekshmërisë foshnjore, por për të  indoktrinuar  fëmijët dhe mbjelljen e konfliktit  në vendet e varfra dhe të paqëndrueshme.

Unë e pyeta imamin Hajzeri  nëse ishte i shqetësuar nga kërcënimet e huaja drejt Islamit , sikurse karikaturisti danez i cili u tall me Profetin Muhamed . ” Karikaturistët mund të dëmtojnë vetëm ndjenjat tona , ” nënvizoi ai.

“Por që ta dëmtojnë reputacionin e Islamit ? Kjo nuk është ajo që karikaturistët  bëjnë. Kjo është ajo që është duke bërë Arabia Saudite. ”

Shkruar nga:  Nicholas Kristof, kolumnuist i The New York Times

Përkthyer dhe përshtatur nga Lajmi.net. Titulli i kolumnes është i ndryshuar.