‘The Big Bang Theory’ përfundon pas sezonit të dhjetë (VIDEO)
Komedisë më të famshme e momentit po i vjen fundi.
ShowBiz
Janë bërë nëntë vite që nga fillimi i shfaqjes së komedisë ‘The Big Bang Theory’ ndërsa edhe tani është komedia numër një në botë.
Por, siç duket historisë së grupit të shokëve ‘shkencëtarë’ po i vjen fundi, dhe atë pas sezonit të dhjetë, transmeton lajmi.net.
Një nga krijuesit e serialit ka treguar se pas shfaqjes së sezonit të dhjetë, komedia mund të përfundojë së bëri episode të reja, pasi gjithçka që ata kanë dashur të tregojnë është treguar.
CBS ka porositur deri në dhjetë sezone të komedisë, e derisa tani po shfaqet sezoni i nëntë, vitet 2016-2017 mund të jenë të fundit kur do të shohim Sheldon dhe miqtë e tij me histori të reja./lajmi.net
