Thaçi: Vatikani afër njohjes së Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Vatikani është afër njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Lajme

16/06/2016 21:39

Pas takimit me Papa Françeskun në Vatikan, Presidenti tha se në një të ardhme jo të largët, beson se Kosova do të njihet si shtet nga selia e shenjtë.

Thaçi edhe një herë theksoi se Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës në mes të popujve me përkatësi të ndryshme fetare dhe etnike.

“Vatikani sot na ka pritur si President i Republikës së Kosovës dhe kjo ndodh vetëm në nivel bilateral, në nivelin më të lartë. Ky nuk është takimi i parë i niveleve të tilla. Unë besoj se në momentin e duhur në të ardhmen jo të largët Vatikani do ta merr vendimin edhe zyrtarisht për njohjen e Kosovës. Prandaj dua të besoj se edhe takimi me Kardinalin i ka shërby një perspektive më të shpejtë që do të çon drejt njohjes së Kosovës nga ana e Vatikanit”, tha Thaçi për televizionin publik.