Thaçi uron 8 marsin
Zëvendësministri njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka uruar në ditën ndërkombëtare të gruas, ka uruar të gjitha gratë.
Lajme
Thaçi thotë se gratë dhe burrat gëzojnë mundësitë e të drejtat e barabarta, por pranon se ende jemi larg këtij ideali.
Ai ka kujtuar sot rolin e gruas në të gjitha sferat e shoqërisë.
“Shoqëria jonë gjithmonë do të jetë më e fortë kur gratë dhe burrat gëzojnë mundësitë dhe të drejtat e barabarta. Ende jemi larg këtij ideali por sot rikujtojmë rolin e gruas si partnere, bashkëpunëtore dhe hisedare jo vetëm në lirinë dhe demokracinë tonë, por edhe në ndërtimin e familjes së shëndoshë të mbushur me dashuri. Urime 8 marsi”, ka shkruar Hashim Thaçi në Facebook.