Thaçi shtroi iftar për hoxhallarët dhe partitë minoritare

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi sonte ka shtruar iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lajme

10/07/2014 22:46

Thaçi iu ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë një agjërim të lehtë, duke shtuar se feja islame ka një kontribut të madh në shoqërinë kosovare për promovimin e vlerave, moralit dhe edukatës.

“Sot pata kënaqësinë të shtroja iftar për përfaqësuesit e nderuar të Bashkësisë Islame dhe përfaqësues të partive minoritare. Feja islame jep një kontribut shumë të çmuar në promovimin e vlerave, moralit dhe edukatës në shoqërinë tonë. Iu urova atyre dhe nëpërmjet tyre të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë agjërim të mbarë e të lehtë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.