Thaçi: Shoqëria civile, rol të rëndësishëm në ruajtjen e demokracisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm, në ditën ndërkombëtare të demokracisë ka thënë t’i jetë gëzuar faktit që Kosova ka një shoqëri civile të fuqishme dhe në rritje të vazhdueshme.

Lajme

15/09/2015 15:59

“Sot shënojmë Ditën e Demokracisë, duke kujtuar parimet themelore të saj dhe përkushtimin e sakrificën që kemi bërë për të instaluar demokracinë në vendin tonë. Sivjet, në linjë me moton e kësaj dite për vitin 2015, kujtojmë rolin e rëndësishëm që luan shoqëria civile në ndërtimin dhe ruajtjen e parimeve të demokracisë dhe i gëzohemi faktit që kemi një shoqëri civile të fuqishme dhe në rritje të vazhdueshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /lajmi.net