Thaçi: Rruga më e mirë dhe më e qëndrueshme mbetet bashkimi kombëtar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, edhe sot është deklaruar rreth idesë së bashkimit kombëtar.

Lajme

27/05/2019 14:10

Në 20 -vjetorin e operacionit ushtarak “Shigjeta” – drejtimi operativ numër 2, presidenti Hashim Thaçi ka folur sërish për bashkimin kombëtar.

Thaçi ka thënë se derisa Bashkimi Evropian po e diskriminon Kosovën dhe po e vonon të ardhmen evropiane të Shqipërisë, rruga më e mirë dhe më e qëndrueshme aktualisht mbetet respektimi i vullnetit të dy shteteve tona të ndara padrejtësisht, që tash e tutje të jetojnë në një shtet të vetëm, duke bashkuar kombin tonë.

“Bashkimi kombëtar është e drejtë historike dhe vullnet i qytetarëve tanë”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Kjo është herë e tretë radhazi që presidenti Thaçi po e përmend shumë drejtpërdrejtë bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke përfshirë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. /Lajmi.net/