Thaçi: Regjimi represiv i Gruevskit të ndal dhunën fizike ndaj të arrestuarve (Video)

Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka kërkuar që autoritetet maqedonase të ndalin dhunën ndaj të arrestuarve në ngjarjet e Kumanovës.

Lajme

16/05/2015 18:11

Ai ka thënë se regjimi i Gruevskit është represiv. Sipas Thaçit problemi në Maqedoni nuk është në Kumanovë, por në Shkup dhe se është problem politik e jo etnik.

Thaçi në një intervistë për RTV BESA, ka thënë se Maqedonisë i duhet më shumë demokraci.

“Të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit. Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup, problemi është politik e jo ndëretnik.

“Maqedonia ka nevojë për më tepër demokraci, për media të lira, shoqëri civile, zhvillimin e bizneseve dhe të tregut të lirë dhe për më tepër frymë euro-atlantike”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTV BESA.

YouTube player