Thaçi, qytetarëve: Kontribuoni edhe ju për anëtarësim në UNESCO

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të kontribuojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO,

Lajme

23/08/2015 22:44

“Kërkoj edhe nga ju të jepni kontribut”.

“Te dërgoni letra, të qeta, pozitive, me fokus në nevojat tona në arsim, shkencë dhe kulturë.

“Bëhuni edhe ju ambasadorë të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shkruar, po ashtu se përkundër se Kosova është territorialisht e vogël, zëri i saj për pranim në UNESKO, do të jetë i fuqishëm.

“Është betejë e vështire. Kosova është e vogël, por zëri ynë do të ndihet dhe me çdo fuqi që kemi do të tentojmë ta anëtarësojmë Kosovën ne UNESKO”./Klan Kosova