Thaçi ndihmon Gruevskin të mbetet kryeministër?

Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni (PDSH) së shpejti do të bëhet pjesë e qeverisë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski.

Lajme

15/03/2015 14:42

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja shkupjane “Utrinski Vesnik”, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet se çfarë përmban kjo marrëveshje në rast se do të realizohet.

Siç bëhet e ditur nga gazeta, negociatat që kanë vijuar këto ditë midis liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, dhe atij të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski kanë përfunduar me marrëveshje dhe ajo do të bëhet publike ditëve të ardhshme.

Por nga dy partitë nuk është konfirmuar asgjë lidhur me lajmin për koalicionin e ri, ndërsa këtë nuk e komentoi zyrtarisht as Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e Ali Ahmetit, e cila është pjesë e koalicionit aktual.

Nga ana tjetër, ky formatim qeveritar do të pasojë me shkarkime të ministrave që ishin pjesë e aferës së përgjimeve. Mediat ditë më parë paralajmëruan se Gruevski është i hapur për një qeveri të  gjerë me një agjendë për problemet aktuale, por vetëm që ai të mbetet kryeministër, transmeton agjencia INA.

Mbase një kombinim i tillë nuk duhet të habisë edhe aq shumë, pasi që në shkuarën as opozita aktuale maqedonase LSDM, derisa ka qenë në pushtet, ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e votuesve shqiptarë n13nuk ka bërë shumë në Maqedoni.