Dega e Parë e LDK në Zvicër analizon rezultatin e zgjedhjeve – i jep mbështetje Kryesisë dhe Abdixhikut për hapat e mëtejmë

Ramadush Emini nga dega e parë e LDK-së në Zvicër, kanë rikonfirmuar mbështetjen për kryetarin e partisë Lumir Abdixhuiku, pasi një grup tjetër po kërkon largimin e tij. Përmes një postiminë Facebook, Emini ka thënë se kanë pasur në degë një diskutim, duke mbështetur çdo vendim që do të marrë kryesia e LDK-së. “Sot, Dega…

Lajme

05/07/2026 23:19

Ramadush Emini nga dega e parë e LDK-së në Zvicër, kanë rikonfirmuar mbështetjen për kryetarin e partisë Lumir Abdixhuiku, pasi një grup tjetër po kërkon largimin e tij.

Përmes një postiminë Facebook, Emini ka thënë se kanë pasur në degë një diskutim, duke mbështetur çdo vendim që do të marrë kryesia e LDK-së.

“Sot, Dega e Parë e LDK-së në Zvicër mbajti takimin e analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit. Pas një diskutimi të hapur dhe konstruktiv, unanimisht shprehëm mbështetjen tonë për çdo vendim që do të marrë Kryesia Qendrore e LDK-së lidhur me hapat e mëtejmë politikë, gjithmonë në funksion të ofrimit të institucioneve të qëndrueshme dhe në interes të Kosova dhe qytetarëve të saj. Njëkohësisht, rikonfirmuam mbështetjen e plotë për lidershipin e Lidhjës Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhiku, duke besuar se uniteti, përgjegjësia dhe vizioni janë rruga përpara. Të bashkuar, të vendosur dhe gjithmonë në shërbim të atdheut”, ka thënë ai.