Thaçi ndan çmimin Hero për Shaban Polluzhën: Mbrojti interesat e kombit
Për ndër të figurës së heroit Shaban Polluza, nën patronatin e Presidentit të republikës së Kosovës është mbajtur një akademi përkujtimore.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/02/jfgj.jpg)
Lajme
Në këtë akademi që filloi me një minutë heshtje dhe me antonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, presidenti Thaqi vlerësoi angazhimin, jetën dhe veprën e heroit Shaban Polluzha për lirinë e vendit.
Thaçi tha se rreshtimi në vlerat demokratike dhe civilizuese, radhitja në blllokun antifashist ishte shpresë në vullnetin e qytetarëve dhe ky vullnet u shpreh në konferencën e Bujanit.
“Shaban Polluzha zë vendin më të rëndësishëm të kombit. Ai shënohet si hero në kujtesën e secilit. Mbrojti interesat e kombit. Gjysmë shekull me vonë bijtë dhe bijat krijuan ushtrinë e Kosovës. Vizionin tonë për liri e kuptoi bota demokratike dhe NATO. Pa luftën e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij nuk do të ndodhnin as rezistencat si lëvizja për liri, demonstrata e viti 68 dhe nuk do të ndodhte fare liria dhe hapja e bashkimit kombëtar. Sot do të ndajmë me çmimin Hero komandantin Shaban Polluzha”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Në këtë akademi përkujtimore po marrin pjesë familja Polluza, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetë të tjerë.
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2020/02/87099113_823990714746921_6023984399085731840_n-1600x1200.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2020/02/87139284_533228300649508_7707336241649287168_n-1600x1200.jpg)