Thaçi: Lufta e UÇK-së nuk kishte baza fetare apo ideologjike

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në diskutimet që janë duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar që akuzat e Dick Martit mbi të cilat pretendohet të themelohet Gjykata Speciale, janë përtej imagjinatës së çdo njeriu.

Lajme

03/08/2015 18:01

Thaçi ka thënë se edhe tendenca që lufta e UÇK-së si kriminale do të dështojnë.

Sipas tij edhe më herët UÇK-ja, ka qenë e pastër, përkundër tentimeve që të etikohet edhe si luftë fetare e luftë ideologjike. Thaçi ka thënë se UÇK-ja asnjëherë nuk ka bërë luftë fetare, raporton lajmi.net.

Thaçi këto komente i ka bërë gjatë senacës në të cilën pritet të votohet për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale.