Thaçi: Komisioni për Pajtimin dhe të Vërtetën nuk e zëvendëson dialogun në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se qëllimi Komisionit për Pajtimin dhe të Vërtetën është që të ndodh një pajtim i brendshme mes komunitetit shqiptar dhe atij serb.

Lajme

01/03/2017 10:32

Ai gjatë fjalimit të tij në takimin e dytë të këtij komisioni ka thënë se ky proces është tjetër nga I I bisedimeve me Serbinë në Bruksel, por që do të ndihmojë në arritjen e marrëveshjeve të reja, shkruan lajmi.net.

“Ky forum nuk do të jetë në asnjë mënyrë zëvendësim i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një proces tjetër i cili do të ndihmojë në arritjen e marrëveshjeve të reja”

“Ky komision nuk është për zëvendësim të drejtësisë, po do ta ndihmojë drejtësinë”, ka thënë Thaçi gjatë takimit, transmeton lajmi.net.

Ai i ka thënë se Komisioni për Pajtim dhe të Vërtetën do të jetë gjithëpërfshirës dhe i paanshëm politikisht, por që do të ketë përkrahjen vendore dhe ndërkombëtare për arritjen e pajtimit./Lajmi.net/