Thaçi: Kjo është rinia jonë, ata janë fokusi i politikave tona afatgjata

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë ka thënë se gjysma e popullsisë së Kosovës përbëhet nga të rinjët dhe se ata janjë fokusi i politikave afatgjata të vendit. 

Lajme

12/08/2014 16:43

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot në Kosovë, shumë të rinj drejtojnë sipërmarrje ekonomike dhe sociale dhe se zgjidhjet më të mira për sfidat e vendit burojnë nga energjia dhe kreativiteti i rinisë. 

“Të rinjtë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë në Kosovë. Ata janë të etur që zëri i tyre të dëgjohet në politikë, shoqërinë civile, sektorin privat, në fushat akademike dhe shkencore. Kam parë të rinj që sot nxisin inovacione dhe drejtojnë sipërmarrjet ekonomike dhe sociale”. 

“Rinia në Kosovë ka qenë dhe mbetet në fokus të politikave tona afatgjata, duke u përqendruar në arsimim, edukim përmes teknologjisë dixhitale, punësim dhe plotësimin e shumë kushteve të tjera që lidhen me zhvillimin dhe konsolidimin e rinisë. Vazhdoj të besoj se zgjidhjet më të mira për sfidat tona të përbashkëta burojnë nga shfrytëzimi i energjisë dhe kreativitetit të rinisë”. 

“Ndërsa sot festojmë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, është detyra ime si Kryeministër i Republikës së Kosovës të drejtoj brezin e ardhshëm, duke u dhënë fuqinë të rinjve tanë që të jenë pjesë e ndryshimit në shtetin tonë. HTH”. (lajmi.net)