Thaçi: Hap i rëndësishëm për integrim në NATO
Kryeministri Hashim Thaçi thotë se statusi i vëzhguesit në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s është hap i rëndësishëm i Kosovës për integrim në Aleancën Euro-Atlantike.
Lajme
Kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur “lajm të mrekullueshëm”, vendimin e Komitetit të Përgjithshëm për t’i dhënë Kosovës statusin e vëzhguesit në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.
“Lajm i mrekullueshëm nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Komiteti i Përgjithshëm votoi dje pozitivisht mbi kërkesën e Kosovës për status të vëzhguesit në NATO AP”.
Thaçi ka njoftuar se në fund të muajit maj do të përfundojnë të gjitha procedurat formale dhe Kosova zyrtarisht do të ketë statusin e vëzhguesit.
Ai e ka quajtur këtë hap të rëndësishëm të integrimit të Kosovës në NATO.
“Në fund të majit në Takimin e Vilniusit përfundojnë formalitetet dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në NATO AP”.
“ Hap i rëndësishëm dhe thelbësor në integrimin e shtetit tonë në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë”, ka shkruar Kryeministri Hashim Thaçi në Facebook.