Thaçi falënderon Dacicin
Kryeministri Hashim Thaçi falënderon homologun e tij serb për ftesën bërë serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Sipas tij, Dacic po i ndihmon serbët të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës.

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar Kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë që të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor, duke thënë se me këtë rast Dacic i ka ftuar serbët që të bëhen pjesë e Institucioneve të Kosovës.
“Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Dacic që i ka ftuar serbët të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës. Ai po i ndihmon serbët e Kosovës që të bëhen pjesë e Institucioneve të Kosovës”, u shpreh Thaçi, gjatë vizitës së tij në punimet që po kryhen në “Rrugën e Kombit” në fshatin Besi.
I pyetur nga gazetarët nëse do të triumfojë në zgjedhjet e 3 nëntorit, ai nuk ka dashur të komentojë duke thënë se “Rrugën e Kombit” është projekti i qytetarëve të Kosovës dhe i shtetit të Kosovës që e ka premtuar dhe po e realizon.
(Kosovapress)