Thaçi: Do t’i rrisim 100 për qind pagat në shëndetësi

Reformimi i sektorit të shëndetësisë, promovimi i mënyrave të shëndetshme të jetesës dhe ulja e sëmundjeve, duke ofruar qasje të barabartë ndaj shërbimeve cilësore dhe kosto efektive, do të jenë fokusi kryesor i Misionit të Ri për shëndetësinë.

Lajme

30/05/2014 16:00

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që iu bëri punëtorëve shëndetësor në spitalin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, tha se pas rritjes së pagave, e cila do të bëhet përsëri në vitet e ardhshme dhe investimeve të bëra, mbetet ende për të bërë në rritjen e cilësisë së shërbimeve.

“Ne do ta kemi prioritet të veçantë sistemin shëndetësor parësor dhe përkujdesin ndaj grave shtatëzëna dhe fëmijëve të vegjël, të cilat janë si kategori me rrezikshmëri më të lartë. Do t’i reformojmë në mënyrë radikale spitalet dhe do të vazhdojmë t’i modernizojmë ato. Do t’i rrisim 100 për qind pagat e personelit mjekësor, në mënyrë që ju të jeni edhe më të stimuluar në punën tuaj. Ju përkujdesuni për pacientët, ndërsa unë dhe ekipi im përkujdesemi për ju”, iu tha Thaçi personelit shëndetësor.

\”Paga e infermierit në vitin 2007 ishte 156 euro, ndërsa në 2014 është 363 euro. Paga e mjekëve në vitin 2007 ishte 234 euro, ndërsa në vitin 2014 është 544 euro. Paga e mjekëve specialistë ishte 273 euro në vitin 2007, ndërsa tash është 634 euro\”.