Thaçi promovon bukuritë e Brezovicës: Është e mrekullueshme edhe e pambuluar me borë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si duket po relaksohet këtë të diel në Brezovicë.

Lajme

25/10/2020 11:28

Ai më mëngjes ka publikuar një video nga ky vend i bukur i Kosovës, duke thënë se Brezovica është e mrekullueshme edhe kur nuk ka borë.

“Brezovica është e mrekullueshme edhe e pambuluar me borë”, është mbishkrimi i videos që ka publikuar Thaçi.

Theksojmë se, dje janë bërë gjashtë muaj prej kur Prokuroria e Gjykatës Speciale kishte deponuar një propozim-aktakuzë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK-së, Kardi Veseli dhe tetë bashkëluftëtarëve të tyre për gjoja krime lufte dhe tashmë kur ka përfunduar afati i rregullt për konfirmimin apo hedhjen poshtë të tyre, mediet kanë vërshuar me spekulime.

Por, ndonëse kjo ishte temë debati këto ditë, presidenti Thaçi si protagonist kryesor po vazhdon me agjendën e tij politike dhe promovuese për bukuritë e Kosovës. /Lajmi.net/