Tha se nuk i ka marrë paratë e Big Brother, babai i Stresit e demanton Rezart Veleshnjën: I kam tërhequr unë

Aktori nga Shqipëria, Rezart Veleshnja, ka pretenduar se fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ende nuk i ka marrë paratë e çmimit të madh që fitoi dy vite më parë. Por këtë deklaratë e ka mohuar babai i reperit, Sali Lushaj, në një deklaratë për emisionin “Kosova Today”. I…

ShowBiz

17/06/2025 16:37

Aktori nga Shqipëria, Rezart Veleshnja, ka pretenduar se fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ende nuk i ka marrë paratë e çmimit të madh që fitoi dy vite më parë.

Por këtë deklaratë e ka mohuar babai i reperit, Sali Lushaj, në një deklaratë për emisionin “Kosova Today”.

I njëjti e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.

“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, tha Lushaj.

Tutje shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte ardhur në Klan Kosova për të nënshkruar kontratën me drejtorin e televizionit, dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në përmbushjen e marrëveshjes financiare.

E së shpejti vlen të ceket se do të fillojë edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova.