Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Në Ferizaj është regjistruar një rast i kallëzimit të rrejshëm. Sipas policisë në këtë qytet, rasti kishte ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut kur në polici është është paraqitur ankuesi R. E., 55 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me banim në Gjermani, duke raportuar se i ishte vjedhur vetura e tij në Ferizaj, Audi Q8…

Lajme

05/07/2025 08:35

Në Ferizaj është regjistruar një rast i kallëzimit të rrejshëm.

Sipas policisë në këtë qytet, rasti kishte ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut kur në polici është është paraqitur ankuesi R. E., 55 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me banim në Gjermani, duke raportuar se i ishte vjedhur vetura e tij në Ferizaj, Audi Q8 me targa gjermane, në vlerë prej 130,000 euro.

“Pas veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë, u konstatua se ankuesi nuk kishte qenë fare me veturën e deklaruar, duke ngritur dyshime të arsyeshme për kallëzim të rremë. Dyshohet se qëllimi i këtij veprimi ka qenë keqpërdorimi apo mashtrimi i sigurimit, të lëshuar nga autoritetet gjermane”.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, hetuesit policorë kanë kërkuar mbështetje nga autoritetet gjermane dhe ato të Maqedonisë së Veriut për lokalizimin e veturës dhe zbardhjen e plotë të rastit”.

Bëhet e ditur se i dyshuari është ftuar për intervistim, por ende nuk është paraqitur.