Pas një ore me tensione, përplasje fizike dhe verbale, mbyllen punimet e Kuvendit të Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi, ka mbyllur punimet e seancës së sotme në parlamentin shqiptar. Ndryshe, në kuvendit atje është përfshirë nga tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në seancën e së enjtes. Deputeti i PD Flamur Noka është turrur drejt krahut të mazhorancës për t’u marrë kartonat e…
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi, ka mbyllur punimet e seancës së sotme në parlamentin shqiptar.
Ndryshe, në kuvendit atje është përfshirë nga tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në seancën e së enjtes.
Deputeti i PD Flamur Noka është turrur drejt krahut të mazhorancës për t’u marrë kartonat e votimit, ndërkohë që në aksion me të janë përfshirë edhe deputetë të tjerë.
Në një moment deputeti demokrat Fidel Kreka ka goditur me kartonin e votimit dhe më tej shtyrë ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha duke u përplasur fizikisht mes tyre.
Në përplasje janë përfshirë menjëherë edhe deputetë e tjerë nga të dy krahët duke krijuar një situatë kaosi dhe sherri masiv mes ligjvënësve.