Teuta Elshani pas refuzimit të pensionit si familje e viktimave civile të luftës: Pas 26 vitesh, më në fund e provova shtetin tim

Teuta Elshani, vajza e shkrimtarit Ymer Elshani ka reaguar publikisht pas refuzimit të kërkesës së saj për njohjen e të drejtës për pension në kuadër të kategorisë “Familjet e Viktimave Civile të Luftës”. Në një postim në Facebook, ajo thotë se pas 26 vitesh, për herë të parë e ka ndjerë se çfarë do të…

Lajme

29/07/2025 14:18

Teuta Elshani, vajza e shkrimtarit Ymer Elshani ka reaguar publikisht pas refuzimit të kërkesës së saj për njohjen e të drejtës për pension në kuadër të kategorisë “Familjet e Viktimave Civile të Luftës”.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se pas 26 vitesh, për herë të parë e ka ndjerë se çfarë do të thotë ta përballosh shtetin e vet – jo në aspektin e mbështetjes, por të zhgënjimit.

“Pas 26 vitesh, për herë të parë e provova shtetin tim – atë se sa vlerësohet sakrifica e familjes sime. Përgjigjja që mora: Refuzim për njohjen e të drejtës për pension, sipas kategorisë ‘Familjet e Viktimave Civile të Luftës’.”

Elshani e konsideron këtë vendim të padrejtë dhe në kundërshtim me realitetin që ka përjetuar familja e saj gjatë luftës, transmeton lajmi.net

“Ky vendim nuk pasqyron drejtësisht realitetin dhe historinë tonë familjare, dhe ngre pyetje serioze për ligjin në fuqi (ligj ky në fuqi që nga pas lufta), dhe mënyrën se si shteti trajton familjet që kanë humbur gjithçka gjatë luftës.”

Ajo thotë se nuk do të ndalet dhe do të ndjekë çdo rrugë ligjore dhe institucionale për të kërkuar të drejtën e mohuar.

“Do të ndjek çdo rrugë ligjore dhe institucionale për të kërkuar atë që na takon me të drejtë – jo vetëm për familjen time, por për të gjitha familjet që meritojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të mos harrohen kurrë.”

Postimi i saj i plotë:

“Pas 26 vitesh, për herë të parë e provova shtetin tim – atë se sa vlerësohet sakrifica e familjes sime.

Përgjigjja që mora:

Refuzim për njohjen e të drejtës për pension, sipas kategorisë “Familjet e Viktimave Civile të Luftës”.

Ky vendim nuk pasqyron drejtësisht realitetin dhe historinë tonë familjare, dhe ngre pyetje serioze për ligjin në fuqi (ligj ky në fuqi që nga pas lufta), dhe mënyrën se si shteti trajton familjet që kanë humbur gjithçka gjatë luftës.

Do të ndjek çdo rrugë ligjore dhe institucionale për të kërkuar atë që na takon me të drejtë – jo vetëm për familjen time, por për të gjitha familjet që meritojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të mos harrohen kurrë”./Lajmi.net/