Tetovës po i kthehet normaliteti

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka bërë me dije se dalëngadalë kësaj komune po i kthehet normaliteti pas fatkeqësisë që pësuan qytetarët nga vërshimet.

Lajme

18/08/2015 07:33

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Arifi ka thënë se si pasojë e vërshimeve shumë rrugë dhe ura janë dëmtuar.

Ajo ka treguar se punët qëndrojnë keq ehe me ujësjellësin dhe rrjetet e kanalizimit.

“Institucionet duhet ta bëjnë punën e tyre, të tregojnë solidaritet ndaj atyre që kanë pësuar humbje materiale dhe njerëzore”, ka qenë porosia e Teuta Arifit, e cila ka folur edhe për situatën e përgjithshme në Maqedoni.

Arifi ka thënë se Maqedonia është në një periudhë të ndjeshme politike dhe, sipas saj, të gjithë faktorët politikë duhet të sillen në mënyrë të pjekur.