Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, pesë sosh vetëm në rajon të Prishtinës
Tetë raste të dhunës në familje, janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve në Kosovë. Pesë prej këtyre rasteve kanë ndodhur vetëm në rajonin e Prishtinës. Rastet kanë qenë në Prishtinë, Gllogoc, Fushë Kosovë, Pejë dhe Gjakovë. Rastet e raportuara: Prishtinë/15.02.2026-07:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas…
Lajme
Tetë raste të dhunës në familje, janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve në Kosovë.
Pesë prej këtyre rasteve kanë ndodhur vetëm në rajonin e Prishtinës.
Rastet kanë qenë në Prishtinë, Gllogoc, Fushë Kosovë, Pejë dhe Gjakovë.
Rastet e raportuara:
Prishtinë/15.02.2026-07:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas me familjarët e saj. Me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje.
Gllogoc/15.02.2026-03:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë/ 15.02.2026 – 14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka ofenduar atë me fjalë fyese. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, kurse rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë/ 13.02.2026 – 17:00. Me 15.02.2026 viktima femër kosovare ka raportuar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë/15.02.2026-20:00 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë /15.02.2026-00:45. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë /15.02.2026-10:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë/ 15.02.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.