Testohet vetura e parë fluturuese në Sllovaki

Auto & Tek

28/01/2022 10:24

Veturat që mund të fluturojnë do të jenë së shpejti në shitje në të gjithë botën.

Një veturë fluturuese ka kaluar me sukses testimet pas 70 orëve fluturim në Sllovaki, kanë thënë zhvilluesit e saj, transmeton lajmi.net.

Automjeti që mund të ecë në rrugë dhe të fluturojë në qiell – dhe që ka përfunduar më shumë se 200 ngritje dhe ulje – mori certifikatën nga Autoriteti i Transportit të Sllovakisë, tha Klein Vision në një deklaratë.

Kjo do të thotë se automjeti, i cili ka një motor BMW 1.6L, ka bërë një hap më afër prodhimit në masë, shtoi ai.

“AirCar” bëri fluturimin e parë në vitin 2020 dhe përfundoi fluturimin e parë ndërqytet në qershor të vitit të kaluar.

Në testim, avioni u kthye në një makinë në më pak se tre minuta “me klikim të një butoni”, tha kompania. /Lajmi.net/

YouTube player