Testimi i parë i 2015 Mercedes-Benz C300

Janë bërë më shumë se 30 vite prej se bota i dha mirëseardhje modelit Mercedes-Benz 190E, vetura e parë e llojit të sotëm C-Class.

Auto & Tek

06/11/2014 13:53

I ndërtuar në një epokë ku inxhinjerët nuk ishin siç janë sot, 190E kishte paraqitur një kompleks me shumë lidhje, duke pasur një sistem pezullimi të pasëm shumë të mirë së bashku me një fshirëse xhami të teknologjisë së lartë, për të siguruar kështu qartësi maksimale përpara. Dhe vetura ishte ndërtuar si një tanke!

Tani është më ndryshe. Kjo veturë e llojit C-Class është një veturë tërheqëse për vitin 2015, por që do të ju kushtojë $40,000 për ta blerë, transmeton Lajmi.net.

Pamja e jashtme dhe e brendshme e saj janë të punuara në mënyrë perfekte, përderisa në brendësi ka të vendosur një motor 2.0-litërsh që krijon 241 kuaj-fuqi dhe 273 çifte rrotulluese.

Boshti i shpejtësive i ndihmon maskës që të rrëshqasë lehtë në përgjigjet e shtatë shpejtësive automatike së bashku me një sistem 4Matic që është i vendosur standard në të gjitha rrotat e veturave 2015 tani.

Ky motor, i mundëson modelit C300 që të nxitojë deri në 96kmh për vetëm 6.2 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi në rrugë prej 150kmh në vetëm 14 sekonda, transmeton Lajmi.net.

C300 mund të duket si një veturë luksoze, por shoferi testues nuk e voziti si të ishte e tillë. E pajisur me rrota 19 inç dhe një performancë të profilit të ulët të frenimit, vetura ishte më shumë se perfekte në rrugë gjatë testimit.