Tesla zbuloi makinën elektrike Model X

Tesla zbuloi një model të ri të makinave të saj elektrike. Makina Model X, ashtu si edhe makinat e tjera të kompanisë Tesla, nuk do të kushtojë edhe aq lirë; do të shitet për 130 mijë dollarë. Makina elektrike mund të udhëtojë 250 milje me një karikim të vetëm, dhe ka mjaftueshëm hapësirë për shtatë persona.

Auto & Tek

01/10/2015 11:33

Makina ka një motor që arrin shpejtësi nga 0-27 km/h për 3.2 sekonda dhe lëviz me shpejtësi maksimale 70 km/h. Ajo ka një ekran me prekje 17 inç që i lejon përdoruesit të kontrollojnë kabinën, të ndryshojnë këngët dhe të navigojnë. Tesla ka premtuar se do të krijojë versione të reja të makinës që do të përfshijnë edhe veçoritë e vetë-parkimit.

Model X nuk do të jetë vetëm makina më e shpejtë elektrike, por do të jetë edhe e sigurt. Kjo do të mundësohet nga disa teknologji të avancuara që janë përfshirë tek makina.

Tesla Model X 2Tesla Model X 3Tesla Model X 4