Terryt i përgjysmohet rroga

14:02 | 18 Prill 2014

Terry mund të mbetet në Chelsea

John Terry do të ketë mundësinë e vazhdimit të kontratës së tij me Chelsean, deri në verën e vitit 2015. Mirëpo, kusht për realizimin e marrëveshjes është përgjysmimi i pagës.

John Terryt do t’i ofrohet një kontratë e re në Chelsea, mirëpo duhet të pranojë përgjysmim të rrogës nëse dëshiron të mbetet në Stamford Bridge.

Kapiteni i Blues ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij, njësoj sikurse bashkëlojtarët Frank Lampard dhe Ashley Cole, dhe 33-vjeçari ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e re.

Por, sipas Daily Mirror, Terryt do t’i ofrohet një kontratë e re njëvjeçare në përputhje me politikën e klubit me futbollistët mbi 30-vjeç, dhe paga e tij prej 150 mijë funtesh në javë do të ndahet në gjysmë.

Mbetet të shihet nëse Terry do të pranojë këtë kusht në mënyrë që ai të mbetet në klub, derisa spekulohet se kërkohet nga një numër i madh klubesh, përfshirë Galatasaray.