Terry: Do të vazhdojnë ta rrethojmë gjyqtarin

Kapiteni i Chelseas, John Terry ka insistuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të vazhdojnë ta rrethojnë gjyqtarin në kërkim të ndonjë vendimi në favor të tyre, sa herë që e shohin të nevojshme.

Sport

12/03/2015 19:37

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic kritikoi futbollistët e Chelseas për mënyrën si e rrethuan gjyqtarin Bjorn Kuipers, duke kërkuar përjashtimin e tij në duelin e zhvilluar në Stamford Bridge.

Por, kapiteni i Blues, John Terry ka insistuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të vazhdojnë ta rrethojnë gjyqtarin në kërkim të ndonjë vendimi në favor të tyre, sa herë që e shohin të nevojshme.

“Pasi kundërshtari ta bëjë një gjë të tillë, e vetmja gjë që mund ta bëjmë ne është të reagojmë”, tha ai.

“Për mua, nëse shoh diçka që nuk më pëlqen, nuk e kam problem nëse më duhet edhe të vrapoj për të protestuar. Mendoj se e bëj në shenjë të përkrahjes për bashkëlojtarët. Është pjesë e lojës”, theksoi ai.