Terras: Pasi të formohet një Qeveri funksionale mund të ketë përparim në heqjen e masave
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka deklaruar se një ndër pengesat kryesore për heqjen e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës është mosformimi i institucioneve të reja shtetërore pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në një intervistë për Klan Kosova, Terras theksoi se pa krijimin e një qeverie funksionale, BE-ja nuk mund…

Lajme
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka deklaruar se një ndër pengesat kryesore për heqjen e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës është mosformimi i institucioneve të reja shtetërore pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në një intervistë për Klan Kosova, Terras theksoi se pa krijimin e një qeverie funksionale, BE-ja nuk mund të ecë përpara me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe me rikthimin e financimit e projekteve të zhvillimit, transmeton lajmi.net
“Këtu hasim të njëjtën pengesë, të përmendur tashmë – formimin e një qeverie funksionale”, ka thënë Terras.
“Kjo është detyra e parë dhe më e rëndësishme, sepse vetëm atëherë BE mund të normalizojë marrëdhëniet dhe të rifillojë financimin dhe projektet e zhvillimi”, shtoi ai.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për 41 herë, . Në lidhje me këtë krizë institucionale, ambasadat e vendeve ndërkombëtare në Kosovë kanë bërë thirrje që partitë politike të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të lehtësojnë formimin e institucioneve për të shmangur izolimin e mëtejshëm të vendit./lajmi.net/