Tërnava mban konferencë për media

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë ditës së sotme përmes një konference për media do të bëjë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët myslimanë. Sipas njoftimit, ky mesazh do të jepet në Sallën e Fakultetit të Studimeve Islame, me fillim nga ora 11:00. Dje, Kryesia e Bashkësisë…

Lajme

05/06/2025 08:46

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë ditës së sotme përmes një konference për media do të bëjë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Sipas njoftimit, ky mesazh do të jepet në Sallën e Fakultetit të Studimeve Islame, me fillim nga ora 11:00.

Dje, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.