Tërnava: BIK-u derë e hekurt për të gjitha personat që e kërcënojnë(Video)

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se Bashkësia Islame do të jetë një derë e hekurt për të gjitha personat që e kërcënojnë atë.

Lajme

05/06/2015 16:08

Ai këto komente i bëri gjatë një aktiviteti që u mbajt me rastin e shënimit të ditës së mjedisit, duke iu përgjigjur videos kërcënuese të publikuar një dit më parë nga ISIS.

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me Myftiun e Kosovës, Naim Tërrnavën, kanë mbjellë fidane në oborr të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Agani e Mustafa, thanë se mbëlltimi i fidaneve në ditën e mjedisit, ka për synim përçimin e mesazhit sensibilizues tek të gjithë qytetarët e vendit për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë, por gjithashtu përçon edhe mesazhin hyjnor, ngase mbëlltimi, kultivimi dhe ruajtja e fidanëve ka një bazë të fortë edhe në fetë hyjnore.

Po ashtu me rastin e shënimit të Ditës së Mjedisit, me sugjerim të Ministrisë së Mjedisit, Bashkësia Islame e Kosovës, ka organizuar ligjëratë me tematikë për ruajtjen e mjedisit në të gjitha xhamitë e vendit dhe po ashtu janë mbjellë fidane në secilën prej tyre.

YouTube player