Termokos përmbyll sezonin e ngrohjes
“Termokos” sot do të përfundojë furnizimin me ngrohje për sezonin ngrohës 2024/2025. Sipas njoftimit, vendimi për përfundimin e sezonit ngrohës 2024/2025 është në harmoni të plotë me Rregulloren e ZRRE-së për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji si dhe i bazuar në kushtet aktuale klimatike e parashikimet e meteorologëve për motin ditëve të ardhshme.…

Lajme
“Termokos” sot do të përfundojë furnizimin me ngrohje për sezonin ngrohës 2024/2025.
Sipas njoftimit, vendimi për përfundimin e sezonit ngrohës 2024/2025 është në harmoni të plotë me Rregulloren e ZRRE-së për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji si dhe i bazuar në kushtet aktuale klimatike e parashikimet e meteorologëve për motin ditëve të ardhshme.
“Është ky edhe një sezon tjetër nga më të suksesshmit, gjatë të cilit është ofruar ngrohje e mjaftueshme dhe cilësore përgjatë 181 ditëve për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se gjatë sezonit ngrohës 2024/2025 janë prodhuar 362,520 MËh energji termike apo 10% më shumë se sezonën e kaluar, kur nga KEK-u ishin ekstraktuar 329.617 MWh energji, ndërsa janë liferuar 307 GËh energji termike, që në raport krahasues me sezonën e kaluar ka një rritje prej 11 për qind më shumë energji të liferuar.
Për më tepër thuhet se rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 33 objekte banesore (prej të cilave 1 objekt shkollor dhe 2 objekte afariste) me 854 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 72, 630.94 m/2.
Po ashtu Termokos bën të ditur se në sezonin ngrohës 2024/2025 për herë të parë ka filluar zbatimi i metodës së re të faturimit, sipas shpenzimit, kur mbi 12 mijë konsumatorë, që i kanë të instaluara pajisjet matëse janë faturuar sipas konsumit.
Në fund thuhet NP Termokos do të vazhdojë angazhimin për modernizimin e shërbimeve si dhe për një shtrirje të mëtutjeshme të rrjetit të ngrohjes tek sa më shumë qytetarë të Prishtinës.