Tërmkolli: S’ka konsensus për kryetar të LDK-së, të hyjnë në garë të gjithë pretendentët
Delegatja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, në një deklaratë dhënë Periskopit ka thënë se në LDK nuk ka konsensus për kandidat për kryetar të partisë.

Lajme
Tërmkolli ka thënë se pret që ky proces të shkojë në rregull.
Ajo thotë se shpreson që sot të zgjidhet personaliteti i duhur në krye të LDK-së.
“Shpresoj të shkojmë mirë, pa asnjë telash. Do të shkojë sipas asaj që i takon LDK’së. Do të shkojë kështu nuk është bërë komnsesnus, sepse konsensusi bëhet kur të pajtohen të gjithë, mendoj që duhet të hyjnë në votim të gjithë pretendentët e LDK;’së…duhen ndryshime në LDK, a është i ri në moshë – i ri duhet me kanë…të zgjedhet ai që e meriton më së shumti. Duhet të zgjidhet personaliteti i duhur”, ka thënë Tërmkolli. /Periskopi