Tërmeti i fuqishëm në Mianmar, momenti kur shemben ndërtesat e çahen rrugët
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter goditi Myanmarin të premten në mëngjes ( me orën tonë). Tërmeti ishte aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen e ndërtesave si në Myanmar ashtu edhe në Bangkok, ndërsa rrugët u “ndanë” në dysh. Videot…

Bota
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter goditi Myanmarin të premten në mëngjes ( me orën tonë). Tërmeti ishte aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen e ndërtesave si në Myanmar ashtu edhe në Bangkok, ndërsa rrugët u “ndanë” në dysh. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit.
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe ndodhi rreth orës 14:20 (ora lokale, 07:20 me orën tonë) në një distancë prej afërsisht 17 kilometrash nga qyteti i Mandalay me rreth 1.2 milionë banorë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Një pasgoditje tjetër me magnitudë 6.7 ballë bëri që autoritetet të paralajmërojnë popullsinë për të tjera lëkundje të forta.
Dëshmitarët okularë në Bangkok thanë se njerëzit, menjëherë pas tërmetit, dolën në rrugë në panik.
“Dëgjova një zë ndërsa flija në shtëpi, vrapova sa më shumë që munda nga ndërtesa me pizhame,” tha Nuanghai, një banor i Chiang Mai, qyteti i dytë më i madh i Tajlandës dhe një destinacion popullor turistik i njohur për tempujt e tij.
Dëmi
Ndërtesat janë dëmtuar në Bangkok. Objektet atje zakonisht nuk janë të dizajnuara për t’i bërë ballë tërmeteve, kështu që dëmi mund të jetë i konsiderueshëm.
Reagimi i qeverisë
Qeveria e Tajlandës po mban një mbledhje urgjente.
Në kryeqytetin e këtij vendi, Bangkok, si pasojë e tërmetit të fuqishëm u shemb një ndërtesë e lartë.
#BREAKING A 7.9-magnitude earthquake struck Myanmar, according to the China Earthquake Networks Center.
Neighboring regions, including Thailand and China’s Yunnan Province, felt significant tremors. #Myanmar #earthquake pic.twitter.com/qgRHQ7ltjl
— 鳳凰資訊 PhoenixTV News (@PhoenixTV_News) March 28, 2025
7.3 Earthquake from Myanmar felt in Chiang Mai, Thailand
People on the streets after strong shaking.#sismo #temblor #terremoto #Thailand pic.twitter.com/y3idYqXnI5— Disasters Daily (@DisastersAndI) March 28, 2025
7.7 magnitude earthquake in Myanmar, tremors felt in Laos, Thailand, India, china too.
Scary shit, building fell in Thailand. pic.twitter.com/lMSp0rlto1
— ray tio (@nahnah64) March 28, 2025