Tërmet në Detin Marmara të Turqisë
Një tërmet me magnitudë 5 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot Detin Marmara të Turqisë, njoftuan autoritetet. Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e qytetit Marmaraereglisi në provincën veriperëndimore të Tekirdagut në orën 14:55 sipas orës lokale. Tërmeti ndodhi në thellësi prej 6.71 kilometrash, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).…

Bota
Një tërmet me magnitudë 5 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot Detin Marmara të Turqisë, njoftuan autoritetet.
Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e qytetit Marmaraereglisi në provincën veriperëndimore të Tekirdagut në orën 14:55 sipas orës lokale.
Tërmeti ndodhi në thellësi prej 6.71 kilometrash, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha se deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme në Stamboll.
Deti Marmara lidh detet Egje dhe të Zi.