Tërmet i shkallës 6.1 në Iran

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se një tërmet, me epiqendër 36 kilometra në juglindje të qytetit Abdanan, pranë kufirit me Irakun, është goditur rreth orës 4:32 në mëngjes.

Bota

18/08/2014 11:58

Nuk është raportuar për viktima, por Mohammad Reza Morvarid, guvernator lokal, tha se ka të lënduar dhe se tërmeti ka shkaktuar dëme. 

Tërmeti raportohet të ketë qenë me magnitudë 6.1

Tërmetet janë të shpeshta në Iran. Në prill të vitit të kaluar, një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur Iranin juglindor, fqinjë me Pakistanin, duke lënë të vdekur 40 njerëz. 

Në dhjetor 2003, rreth 26,mijë persona po ashtu kanë humbur jetën nga tërmeti që ka rrafshuar qytetin juglindor Bam.