Tërhiqen trupat e terroristëve të cilët vranë policin Afrim Bunjaku
Familjarët e 3 terroristëve të cilët u asgjësuan nga Policia e Kosovës po i tërheqin trupat e tyre nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi i lajminet ka qëndruar atje për të marrë pamje gjatë largimit të trupave të terroristeve, shkruan lajmi.net. Aty u panë edhe familjarë të terroristëve të vrarë. Kujtojmë që të dielën e…

Lajme
Familjarët e 3 terroristëve të cilët u asgjësuan nga Policia e Kosovës po i tërheqin trupat e tyre nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ekipi i lajminet ka qëndruar atje për të marrë pamje gjatë largimit të trupave të terroristeve, shkruan lajmi.net.
Aty u panë edhe familjarë të terroristëve të vrarë.
Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit në Manastirin e fshatit Banjskë të armatosur me mjete ushtarake, këta terroristë vranë policin e Kosovës Afrim Bunjaku.
Kujtojmë që ky sulm terrorist është dënuar nga e gjithë bota demokratike./Lajmi.net